Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu i është kthyer stërvitjeve të skuadra zvicerane, Zurich.
Kryeziu kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë duke këputur ligamentin në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos, ku ekipi i tij humbi 3-0.
Pas këtij dëmtimi, mesfushori i Kosovës u desh të hyjë në një operacion, i cili rezultoi me sukses.
Me kryerjen e operacionit, u lajmërua se Kryeziu pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.
Megjithatë, rikthimi i tij në ndeshje pritet të jetë më i shpejt sesa u mendua, pasi Kryeziu iu është kthyer stërvitjeve.
Është vet klub zviceran, Zurich, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale bashkimin e Kryeziut me stërvitjet e skuadrës.
“Hekuran Kryeziu është duke stërvitur përsëri këtë javë. Mirësevini përsëri dhe vazhdoni shërimin tuaj të mirë, Heki!”, thuhet në njoftimin e Zurichut.
https://twitter.com/fc_zuerich/status/1174614432388960256
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...