Malisheva e ka mposhtur skuadrën e Llapit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Fal dy golave të ‘diamantit’ Drilon Hazrollaj, Malisheva arkëton tri pikët e arta në garë për Evropë, shkruan Arbresh.info.
Hazrollaj fillimisht shënoi në minutën e 28-të.
Ndërsa në minutën e 48-të po i njëjti dyfishoi epërsinë.
Llapi pesë minuta më vonë ngushtoi epërsinë përmes Ahmed Januzit.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme pë Malishevën pasi tani ka 44 pikë dhe është shumë afër zonës evropiane.
Ndërsa për llapjanët kjo humbje do të dhemb fortë pasi kanë humbur mundësinë që të marrin lidershipin pas dështimit të Ballkanit.
Llapi mbetet i dyti me 50 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Llapi luan në udhëtim derbin me Ballkanin, kurse Malisheva do të ketë punë me Lirinë në Prizren./Arbresh.info/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...