Drilon Hazrollaj është njëri nga lojtarët më në formë në Superligën e Kosovës në Futboll.
Ai është lojtar kyç i Malishevës këtë sezon ku ka 18 gola deri më tani dhe prinë në listën e golashënuesëve së bashku me Muhamet Hysenin, shkruan Arbresh.info.
Hazollaj ka marrë ftesë nga kombëtarja e Kosovës për herë të parë për dy miqësoret që dardanët i luajnë muajin mars.
Pas stërvitjes së parë sot me kombëtaren, Driloni tha se është privilegj dhe përgjegjësi ftesa e Kosovës.
“Ftesa e Kombëtares së Kosovës është privilegj dhe përgjegjësi. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën pasi po kaloj në formë shumë të mirë me klubin tim. Grupi me ka pritur shumë mirë dhe më është dukur sikur të jem me vite pjesë e Kombëtares së Kosovës”, tha ndër të tjera ai pas stërvitjes për faqen zyrtare të FFK-së.
Kosova ndeshjen e parë miqësore e luan me 22 mars ndaj Armenisë kurse katër ditë më vonë ndeshet me Hungarinë./Arbresh.info/
Ripërsërit Vuçiq: Nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...
Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri
Sot fillon faza e dytë në Superligën e Kosovës, vetëm një nd...