Haziri uron Gjilanin për barazimin ndaj Ballkanit dhe Dritën për titullin e tretë të kampionit të Superligës së Kosovës

21:33 | 22 Korrik 2020
L G

Kreu i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri i është gëzuar barazimit të Skifterave në kampionatin e Supërligës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka uruar kryesinë e Dritës për titullin e tretë në kampionatin e Supërligës së Kosovës./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Gjilani barazon pas një super angazhimi në lojë. E merituan fitoren drejt titullit. Dëshmuan se çka është korrektësia në futboll gjatë gjithë kampionait. Bravo Skiftera, lojtarë, punëtorë sportiv dhe z. Florim Zuka.

Në anën tjetër, urime për titullin e tretë të kampionit të Superligës së Kosovës, kryesisë së Dritës, lojtarëve e Intelektualëve.

Faleminderit të dyja ekipeve për ndeshjet fantastike dhe emocionet që na dhuruan gjatë kampionatit. Besoj shumë që dy ekipet tona do të garojnë në arenën europiane me shumë sukses. Përshëndetje nga kryeqyteti i sportit dhe kulturës. Shihemi bashkë në garat europiane!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme