Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kampioni i botës në boks, në versionin WBF, Erzen Rrustemi, është pritur sot në mënyrë solemne në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
I impresionuar me mikpritjen, kampioni i botës, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, përderisa dëgjohej kori i qindra gjilanasve, të cilët brohorisnin njëzëri “Mirë se vjen kampion”.
“E falënderoj kryetarin Haziri për këtë pritje madhështore në Aeroportin ‘Adem Jashari’, e cila më mbushë me plot emocione dhe krenari. E di që ju kam gëzuar me suksesin e fundit, ku u shpalla kampion bote në versionin ËBF dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. Kjo pritje dhe mbështetje e manifestuar gjatë gjithë kohës, prej që jam në boksin profesionist, më motivon dhe më obligon për të punuar edhe më shumë që të sjellë edhe tituj të tjerë”, kanë thënë Rrustemi.
Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi e uroi për titullin e kampionit të botës, tha se kjo pritje për Erzenin është një detyrë e vogël e Komunës së Gjilanit.
Me këtë rast, kreu i Gjilanit e ka falënderuar familjen Rrustemi dhe babain e tij, Halitin, për motivimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Erzenit.
“Erzenin, jo rastësisht e kemi shpallur vitin e kaluar ‘Nderi i Qytetit’, për shkak të rezultateve që i ka arritur në sportin ndërkombëtar. Sjellja e titullit kampion bote na bënë nderë neve gjilanasve, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë, sepse Erzeni nën flamurin kuq e zi ka garuar. Për ne është një detyrë e vogël që t’i bëjmë një pritje të kampionit dhe natyrisht ky është vetëm suksesi i parë nga i cili ne presim shumë. Faleminderit Erzen, urime!” tha Haziri.
sonte Komuna e Gjilanit organizon koncert në Sheshin “Agim Ramadani”, duke filluar në ora 20:00.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...