Google ADS

Haziri: Erzeni është Holyfieldi shqiptar

21:58 | 1 Prill 2017
Arbresh Info

Pas pritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit është organizuar një mbrëmje muzikore, në nderim dhe falënderim për boksierin Erzen Rrustemi, i cili u kurorëzua me titullin e kampionit të botës një javë më parë.

I pari i gjilanasve, Lutfi Haziri, para mijëra qytetarëve e ka quajtur Erzen Rrustemin Holyfieldi shqiptar.

“Sot jemi këtu për ta uruar Erzenin për titullin sepse një ditë edhe Holyfield, do t’i adresohet si legjendë botërore e boksit, si njeri që do të sjellë edhe tituj tjerë. Erzenin para 10 muajve e kemi shpallur ‘Nderi i Qytetit’ të Gjilanit, por nga ky vit ai është edhe nderi i kombit dhe i shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Haziri.

Kurse, kampioni Erzen Rrustemi tha se ndjehet shumë krenar për pritjen madhështore që i ka bërë kryetari Haziri dhe gjilanasit.

“Jam shumë krenar për këtë pritje kaq madhështore. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryetarin Lutfi Haziri, i cili po punon shumë për Gjilanin dhe ky fakt mua më nderon jashtëzakonisht shumë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ua paça për borxh gjithmonë”, tha Rrustemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme