Hazard pritet të luajë te Fenerbahce para se të pensionohet nga futbolli

20:46 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Eden Hazard mund të luajë te gjiganti turk, Fenerbahce, para se të pensionohet nga futbolli, ka bërë të ditur ish-presidenti i klubit, Hasan Cetinkaya.

Sulmuesi belg kaloi në këtë verë te Real Madridi nga Chelsea për 100 milionë euro, ndërsa Cetinkaya ka bërë të ditur se 28-vjeçari i ka thënë atij se do të luajë një ditë në Turqi.

“Eden Hazard është një shok i imi i vjetër, unë e njoh atë që kur ishte 15 vjeçar, në kohën kur luante te Lille”, ka thënë ai.

Hasan Cetinkaya, ish-presidenti i Fenerbahces

“Ai ka një simpati të pabesueshme për Fenerbahcen dhe ma ka dhënë fjalën: ‘Hasan, një ditë do të luaj për Fenerbahcen, vetëm që nuk e di se kur do të ndodhë kjo gjë”, ka zbuluar më tej Cetinkaya.

Ylli belg u largua nga Stamford Bridge pas shtatë vitesh, për ta realizuar kështu ëndrrën e fëmijërisë së tij që të luajë për Los Blancos, por edhe që e pëlqente strategjinë e Zinedine Zidanes.

Cetinkaya aktualisht është zëvendëspresident i klubit belg, Waterloo, derisa i ka dhënë një lajm të mirë skuadrës turke se Hazard mund të luajë një ditë për ta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme