Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard ka premtuar rikthimin te klubi i vjetër Chelsea.
Belgu kaloi shtatë vite në “Stamford Bridge” ndërsa këtë sezon iu bashkua Realit për 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin te gjiganti spanjoll mirëpo në ndeshjet e fundit ka arritur të gjejë formën më të mirë.
“Kur të përfundojë këtu do të rikthehem. Janë duke ia dal shumë mirë, kanë ekip me lojtarë të rinj”
“Kanë të drejtën për të blerë lojtarë. Do përfundojë punën time këtu dhe do rikthehem”
Gjatë kohës që kaloi të “Blutë”, Hazard shënoi 110 gola në 352 ndeshje dhe fitoi dy herë Premierë Ligën, një FA Cup dhe dy Europa Ligë./arbresh.info.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë