Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka paralajmëruar ish klubin e tij që të mos pres nga Chelsea t’i vendos çmim të ulët sulmuesit Eden Hazard.
Belgu hynë në vitin e fundit të kontratës së tij te Chelsea, i cili e vlerëson Hazardin me tarifën 130 milionë funta, por Real Madridi beson në nënshkrimin me të për jo më shumë se 88 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ka pranuar pas dy golave në fitoren në finale të Evropa Ligës ndaj Arsenalit se kjo duket si një “lamtumirë” për të, por Calderon – i cili ka eksperiencë me negociata te Chelsea, beson se Real Madridi duhet të rris ofertën për të nënshkruar me të.
“Duket se Hazard dhe ky është një lajm shumë i mirë për Real Madridin”, ka thënë Calderon për Sky Sports.
“Mendoj se tani është çështje parash. Lojtari e ka thënë qartë se ai dëshiron të largohet dhe është në kërkim të një sfide të re”
“Nuk është e drejtë për të mbajtur një lojtar që ka qenë aty për shtatë vite dhe që ka një vit të mbetur në kontratën e tij”
“Sigurisht, Chelsea nuk është një negociator i lehtë. E di këtë mjaftë mirë sepse në vitin 2007 kam pasur negociata të gjata me Peter Kenyonin në atë kohë dhe Roman Abramovichin për Arjen Robbenin”
“Ai nuk po luante te Chelsea por pavarësisht kësaj ata thanë se çmimi ishte 35 milionë. Në atë kohë ishin shumë para. Kam tentuar për të reduktuar atë disa herë dhe në fund kemi pritur deri në minutën e fundit por përfundimisht ne e kemi paguar atë”, përfundon Calderon./arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll