Eden Hazardi i Real Madridit ka qenë gjithmonë njëri nga shënjestrat e Nasser Al-Khelaifit.
Në vitin 2012, para se belgu t’i bashkohej Chelseas, drejtori i Paris Saint Germainit tentoi nënshkrimin me të, por oferta ishte refuzuar menjëherë, transmeton portali arbresh.info.
“Unë nuk do të luaj kurrë për PSG-në”, ka thënë Hazard duke hedhur kategorikisht poshtë një lëvizje të tillë.
“Ata më kanë kërkuar mua disa herë”
“Nuk kem ndonjë qëllim për rikthim te ndonjë klub në Liga 1 përveç Lilles. Unë gjithmonë i kam thënë jo atyre [PSG-së]”
“Në kokën time gjithçka është e qartë. Është një skuadër që ju jep shansin për të fituar Ligën e Kampionëve, por ata nuk janë pjesë e prioriteteve të mia”
“Nëse rikthehem në Liga 1, atëherë do të jetë vetëm në Lille”, ka pohuar Hazard në një intervistë për L’Equipe./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...