Hazard: Nga Chelsea largohem sipas kushteve të mija

17:38 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Superylli i Chelsea, Eden Hazard, ka folur rreth spekulimeve se ai do të largohet nga klubi londinez.

Sipas mediave spanjolle, Hazard, është një synimin i Florentino Perezit për sezonin e ardhshëm dhe se janë të gatshëm të thyejn rekordin për të siguruar shërbimet e tij.

Besohet se Real Madridi do të ofroj 113 milionë euro plus shërbimet e Gareth Bale, por Hazard ka thënë se do të largohet vetëm kur te sheh vet të arsyeshme.

“Për momentin unë jam këtu. Ka ende gara për të fituar. Pas Kupës së Botës, kam ende edhe dy vite e gjysmë kontratë”, ka thënë fillimisht Hazard për Telefoot.

“Jam shumë mirë këtu, luaj çdo lojë, tifozët më duan, familja ime është mirë këtu”.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por asgjë nuk ka ndodhur”.

“Real Madrid? Ka shumë vite që ata janë të interesuar. Kur nuk është Parisi, është Reali, ose e kundërta”.

“Unë jam mirë këtu ku jam. Nëse duhet të ndryshoj, unë do të ndryshojë. Por, për momentin unë jam këtu, jam i përmbushur”, përfundoi ylli belg. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme