Ylli i Chelseat, Cesc Fabregas këmbëngul se bashkëlojtari i tij, belgu Eden Hazard mund të fitojë Topin e Artë.
Hazard ishte një nga figurat kryesore në suksesin e Chelseat gjatë sezonit të kaluar, ku Blutë fituan titullin kampion, por lojtari i vitit u zgjodh shoku i ekipit N’Golo Kante.
Ndërkohë, ylli belg renditjen e tij më të lartë në renditjen e Topit të Artë ka qenë i teti në vitin 2015, por kështu nuk mendon edhe spanjolli Fabregas, i cili beson se Hazard mund ta fitojë atë.
“Ai është një lojtar që mund të bëjë mirë një kundër një, ai mund të ketë posedimin e topit, ai mund të driblojë dhe ka aftësi të madhe me topin”., ka thënë fillimisht Fabregas për Sky Sports.
“Eden, nëse dëshiron të fitojë Topin e Artë, ai mund ta bëjë këtë”.
“Unë kam luajtur futboll për një kohë të gjatë dhe kam luajtur me lojtarët më të mirë dhe ai ka të gjitha cilësitë, e di se çfarë mund të bëjë”.
“I kam thënë atij se është pranë tij, më pëlqen të jem i sinqertë. Sipas mendimit tim, ai ka cilësitë”.
“Pa topin ai është shumë vështirë të markohet ashtu edhe kur e ka topin në këmbë. Kur ai është në krye të lojës së tij ai është bën shumë mirë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut