Eden Hazard ka hapur llogarinë e tij te Real Madridi gjatë fitores pasditen e sotme (e shtunë) kundër Granadas.
Karim Benzema realizoi golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë në Bernabeu, por pjesa e parë u mbyllë me rezultat 2 me 0 pasi anësori Eden Hazard hapi llogarinë e tij duke shënuar bukur në sekondat e fundit të kohës së shtesë, shkruan portali arbresh.info.
Goli i tretë u realizua në formë spekakolare nga Luka Modric në minutën e 61′ pas një super goditje nga distanca teksa asistues ishte Hazard.
Granada arriti të ngushtojë disavantazhin në minutën e 69′ duke shënuar nga pika e bardhë me anë të Darwin Machis para se Domingos Duarte të shënonte për 3 me 2 tetë minuta më vonë.
James Rodriguez i dha fund sfidës në skondat e fundit për 4 me 2 duke shënuar vetëm dhjetë minuta pas inkuadrimit në fushë.
Real Madridi tani ka 18 pikë, katër më shumë se Granada në pozitën e dytë./arbresh.info/
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren