Hazard: Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë

13:16 | 14 Tetor 2017
Arbresh.info

Eden Hzard, ylli i Chelseas, ka folur fituesit të mundshëm të Topit të Artë.

Ylli i Belgjikës dhe Chelseas, Eden Hazard mendon se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë për këtë vit para Lionel Messit.

“Mendoj se këtë vit Ronaldo e meriton Topin e Artë, sepse ai fitoi me Portugalinë, fitoi Ligën e Kampionëve, fitoi La Ligën”, ka deklaruar Hazard.

Hazard, i cili është në mesin e kandidatëve për këtë trofe, thotë se nuk synon që ta fitojë Topin e Artë.

“E di që jam në këtë listë sepse luaj për Chelsean dhe sepse luaj me shokë të shkëlqyeshëm të ekipit”, tha Hazard.

“Nuk e di nëse në të ardhmen do të kem mundësi që ta fitoj Topin e Artë, por tani nuk është objektivi im. Qëllimi im është të luaj dhe të kënaqem në fushë”, ka theksuar ai.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme