Hazard kujdeset për pamjen e tij pak minuta para prezantimit në Bernabeu

18:42 | 13 Qershor 2019
Arbresh Info

Eden Hazard tashmë ka finalizuar transferimin e tij nga Chelsea në Real Madrid.

Por, superylli belg do të prezantohet para mijëra tifozëve në Bernabeu mbrëmjen e sotme (e enjte), shkruan portali arbresh.info.

Me të përfunduar me sukses testet mjekësore te ‘Los Blancos’, ESPN ka publikuar një video të superyllit duke u përgatitur për paraqitjen e tij para shfaqjes zyrtarisht para mijërave tifozëve.

Hazard duket shumë i ngazëllyer derisa ishte duke prerë flokët.

Superylli madje dëgjohet në video duke i kërkuar berberit për të kryer më shpejtë prerjen e flokëve të tij.

Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me prezantimin e tij në Bernabeu./arbresh.info/


(Videon e këtij momenti mund ta shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu)

https://twitter.com/ESPNFC/status/1138881987685552128

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme