Hazard: Jam i lumtur me rikthimin e Zidanes në Real Madrid, futbolli ka nevojë për të

18:02 | 12 Prill 2019
Arbresh Info

Ylli i Chelseas, Eden Hazard ka folur sërish për admirimin e tij ndaj Zinedine Zidanes.

Edhe pse ka refuzuar të flas rreth planeve të Real Madridit për të nënshkruar me të gjatë kësaj vere, Hazard me kënaqësi pranoi admirimin e tij ndaj trajnerit të tyre, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk jam një lojtar i Real Madridit por si një mbështetës i Zidanes, unë isha shumë i lumtur që u kthye sepse futbolli ka nevojë për Zidanen”, i ka thënë sulmuesi RMC-së.

“Për Realin është mirë, për tifozët e Realit është mirë gjithashtu”

“Për skuadrat tjerat është pak më mirë sepse Real Madridi me Zinedine Zidanen fiton shumë, prandaj do të jetë vështirë”, shtoi Hazard./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme