Hazard i pakënaqur me Chelsean

21:30 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

“Blutë” duket se nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe belgu ndjen se karriera e tij në Stamford Bridge është drejt përfundimit

Eden Hazard ka thënë se ai nuk do të jetë i lumtur derisa Chelsea nuk e ka fituar Premier Ligën edhe sivjet.

Blutë pritet të përfundojnë sezonin në maj të 2018’të në një pozitë shumë të pafavorshme derisa nga 11 ndeshje në vitin 2018 kanë vetëm tri fitore, kanë humbur pozitën e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe mund të jenë edhe pas Arsenalit për shkak të orarit të tyre me të ngjeshur të ndeshjeve, transmeton GazetaExpress.

Hazard ka shënuar 15 herë këtë sezon dhe ka bërë gjashtë asiste në të gjitha garat këtë vit.

“Në dy muaj e fundit, nuk jam i kënaqur, edhe rezultatet nuk ishin të mira”, tha ai kur u pyet nga Sky Sports se a është i lumtur me paraqitjet e tij.

“Nuk luaj futboll vetëm për mua – luj për skuadrën. Nëse unë luaj mirë por ne nuk fitojmë, nuk jam i lumtur. Kaq! Është më mirë për mua të luaj mirë por në fund të ndeshjes të fitojmë qoftë edhe 1-0. Nuk me pëlqejnë statistika! Dua të luaj por dua edhe rezultate”, ka thënë Hazard, i cili vitin e kaluar fitoi titullin me Chelsean.

Hazard – që është në Chelsea që nga viti 2012 – është ndërlidhur me transferim në disa skuadra si Real Madrid por edhe liderët e Premier Ligës, Manchester City.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme