Hazard flet për të ardhmen e tij dhe fituesin ‘meritor’ të Topit të Artë

09:53 | 1 Qershor 2022
K.B

Ylli belg, Eden Hazard këmbëngul se do të qëndrojë me Real Madridin, ndërsa beson se Karim Benzema meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2022.

Pavarësisht problemeve që ka që nga ardhja në kryeqytet nga Chelsea, Hazard ka mbetur i bindur se do t’ia dalë me Los Blancos.

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem sepse e di që mund të kontribuoj me gjëra që nuk kam mundur t’i bëjë ende, dhe klubi e di këtë”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Kam një vit e gjysmë që u them se kam dhimbje në kyçin e këmbës dhe se kjo më shqetëson”.

“Skenari më i mirë është të kem përgatitje shumë të mirë, të luaj, sepse nuk kam luajtur shumë për një kohë të gjatë, të luaj mirë, të ndihmoj në fushë në çdo ndeshje, të shënoj gola, të shkoj në Kupën e Botës në Katar dhe të kemi një Botëror të mirë, si ai që patëm në Rusi”.

“Të kem një super vit, një vit të plotë pa probleme fizike, pa asgjë, ta lidhim dhe ta shijojmë, siç kam bërë gjithmonë”.

Bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Benzema, mendohet gjerësisht se është favoriti për të fituar Topin e Artë të këtij viti dhe Hazard beson se francezi e meriton më shumë se kushdo tjetër për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2022.

“Unë mendoj se nuk ka asnjë lojtar tjetër si Karim. Benzema ka fituar 99 për qind të Topit të Artë”.

“Me votat nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mendoj se do t’i shkojnë Karimit dhe shpresoj se e meriton”, përfundoi belgu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme