Eden Hazard ka bërë të ditur se është i lumtur te “Blutë e Londrës”.
Anësori i Chelseat, Eden Hazard, thotë se është i lumtur në Londër me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2020, por nuk ka hedhur poshtë mundësinë e largimit – me klubet si PSG-ja e Real Madridi që duan me çdo kusht blegun.
“Kur nuk është PSG-ja, është Real Madridi, ndoshta më pas është Bayern Munichu… çuditërisht vitin e kaluar nuk u diskutua për asnjë ekip”, tha Hazard, pas spekulimeve se po kërkohet nga Reali e PSG-ja.
“Mund po ashtu të kem ambicie të luaj edhe në klube tjera. Por nuk jam i fokusuar në të ardhmen, dua të përfundoj vitin sa më mirë me Chelsean. Kom kontratë deri në vitin 2020. Tani për tani, jam këtu dhe i lumtur”, shtoi Hazard.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...