Hazard: Është gjithmonë mirë të luash kundër miqve

09:44 | 28 Prill 2021
A. B.

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, ishte i lumtur të luajti kundër ish-skuadrës së vet, Chelsea, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të martën.

Hazard u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e Chelseat gjatë shtatë sezoneve në klub, dhe të martën e pati mundësinë e parë për t’u përballur me të kaltrit që prej se u largua nga Stamford Bridge më 2019.

Ylli belg luajti në 25 minutat e fundit në barazimin e Madridit 1:1 me Chelsean në ndeshjen e parë gjysmëfinale në stadiumin Alfredo Di Stefano.
Duke folur pas ndeshjes, Hazard tha se u ndje i lumtur që pati mundësi të luante kundër miqve.

“Është gjithmonë mirë të luash kundër miqve. Unë i kam dy shokë atje”, tha Hazard për BT Sport.

“Por tani jam lojtar i Real Madridit, prandaj dua thjesht të fitoj, nuk ka rëndësi a kundër Chelseat apo kundër një ekipi tjetër”, shtoi ai./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme