Google ADS

Hazard dhe Salah në Real Madrid?

22:57 | 16 Maj 2019
Arbresh Info

Real Madridi thuhet të jetë duke bërë përgatitjet e para për transferimin e superyllit Mohamed Salah derisa vazhdojnë synimet për ndryshime të shumta.

Por, Eden Hazardi është shënjestra numër një e ‘Los Blancos’ dhe klubi është në bisedime rreth tarifës të sulmuesit të Chelseas, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gazetari Philippe Carayon nga Canal+ është pyetur nëse mund të ndodhë edhe një tjetër përforcim “galaktik” përveç Hazardit këtë verë.

“Ne jemi në fazën e kontakteve të para mes Real Madridit dhe Mohamed Salah”, ka pretenduar ai.

Derisa kalimi i Eden Hazardit flitet se do të ndodhë pas finales së Evropa Ligës, një gjë e tillë tronditëse mund të ndodhë edhe me superyllin egjiptian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme