Hazard arrin marrëveshje me Real Madridin

07:45 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Real Madridi mësohet të ketë arritur një marrëveshje me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili do të transferohet te “Los Blancos” verën e ardhshme.

Sipas radios franceze “RMC”, palët kanë arritur marrëveshjen. I njëjti stacion ka bërë të ditur para disa ditësh se emisarët e klubit madrilen dhe stafi i lojtarit janë takuar disa herë.

Belgu ka një kontratë deri në 2020-ën me Chelsea dhe ka refuzuar disa oferta për rinovim./syri.net

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme