Njëri nga boksierët më të mirë shqiptar, Robin Krasniqi pritet të rikthehet me një duel në fund të këtij viti.
Në një intervistë për Indeksonline, 30 vjeçari ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të ngjitet në ring për të mbrojtur top dhjetëshen, para se në pranverë të paraqitet me një duel të madh.
“Haxhiu do te rikthehet ne ring brenda këtij viti për te mbrojtur renditjen e 10 te ranglistës botërore dhe për tu ngritur edhe me lartë, në mënyre që në pranverë të vitit 2018 të vjen një duel i madh serish”, ka thënë Luan Dreshaj, menaxher i boksierit.
Boksieri junikas thotë se është duke u përgatitur intensivisht për duelin e radhës dhe shumë shpejtë do të bëhet publike data dhe kundërshtari.
“Aktualisht gjendem ne stërvitje intensive për duelin e radhës që së shpejti do të bëhet publik dhe po ndihem shumë mirë”, është shprehur Krasniqi.
I pyetur nga Indeksonline për duelin e mundshëm ndërmjet Anthony Joshuas dhe Deonaty Wilder, Robini ka thënë se një duel i tillë do të ishte madhështor dhe i paparashikueshëm.
“Joshua vs. Wilder do ishte nje duel madhështor me rezultat plotësisht te hapur, sepse të dytë posedojnë potencial jashtëzakonisht të madh. Çdo supozim i tanishëm do ishte i hershem. Duhet te shohim si zhvillohen ata tutje. Nuk besoj qe ky duel do behet se shpejti, promotorët me qëllim do i lejnë kohë këtij dueli”, përfundoi Krasniqi.
Robin Krasniqi ka zhvilluar 51 ndeshje si profesionist, ku ka 46 fitore, 17 të fituara me knockout.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...