Haxhi Krasniqi po vjen: Krenaria më e madhe në jetë t’ia sjell Kosovës titujt e botës

18:47 | 13 Tetor 2020
L G

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi ka ateruar sot në Kosovë, dy ditë pasi që fitoi titullin e Botës WBA në kategorinë gjysmë të mesme.

Krasniqi e mundi me nokdaun Dominic Boesel në raundin e tretë, duke u shpallur kampion bote pas tri tentimeve rresht.

Boksieri kosovar, pasi ka festuar disa ditë atje sot është para një avioni privat ku edhe ka postuar një fotografi.

https://www.instagram.com/p/CGSV2LnJUQE/?utm_source=ig_embed

Nuk dihet ku e ka bërë këtë fotografi, në Kosovë apo diku në Gjermani.

“Krenaria më e madhe në jetë t’ia sjell Kosovës titujt e botës”, ka shkruar në Instagram Haxhi Krasniqi. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme