Google ADS

Haxhi Krasniqi: Ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Vokrri

13:17 | 9 Qershor 2018
Arbresh Info

Kampioni i ri i Evropës në kategorinë super të mesme (EBU), Haxhi Krasniqi i ka dërguar “ngushëllime të sinqerta” familjes Vokrri.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e shtunë) pas një sulmi të papritur që nuk arriti t’i mbijetojë, shkruan portali arbresh.info.

“Ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Vokrri dhe për futbollin shqiptar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Faceobook.

Krasniqi së fundmi ka siguruar fitore ndaj boksierit rus, Stanyslav Kashtanov, të cilin e mposhti me vendim të gjyqtarëve në ringun WeeArena pas një paraqitje të shkëlqyer.

Vdekja e parakohshme e Fadil Vokrrit ka tronditur të gjithë popullin shqiptarë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/BoxerRobinKrasniqi/photos/a.548930221828242.1073741826.217277844993483/1678531795534740/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme