Google ADS

Robin Haxhi Krasniqi i gatshëm ta mbrojë titullin botëror

14:55 | 8 Tetor 2021
A. B.

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi synon ta mposht gjermanin Dominic Boesel në përballjen e tyre të dytë brenda një viti dhe ta mbrojë titullin e kampionit botëror në versionin IBO.

Haxhi Krasniqi është i gatshëm për meçin e së shtunës mbrëma.

Boksieri kosovar do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni IBO.

34 vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.

“Jam përgatitur me disiplinën e plotë në të gjitha situatat. Jam i gatshëm. Objektiv është që të mbetem aktiv dhe ta ruaj peshën”, ka thënë boksieri junikas.

Krasniqi nuk ka luftuar që nga 10 tetori i vitit të kaluar. /arbresh.info/

 

Të ngjashme