Boksieri i njohur Robin Krasniqi, i lindur në Junik si Haxhi Krasniqi, në emisionin NIN në Klan Kosova ka folur për lidhjen e tij me modelen Heidi Lushtaku, madje ka shkuar një hap tutje, duke përmendur dasmën e tij me modelen me prejardhje nga Kosova, Heidi Lushtaku.
“Dasmën e kemi shumë shpejt në plan, veç kur të ju thërrasim dhe ua konfirmojmë datën dhe dërgojmë ftesat” i tha Krasniqi, drejtuesit të emisionit Alaudin Hamitit, transmeton Insporti.
Krasniqi është kampion evropian i peshës së mesme, në federatën EBU, kurse para pak ditësh e mbrojti titullin në Gjermani me spanjollin Landaeta.
Krasniqi ka kohë që kërkon shansin për titull bote në kategorinë deri në 76kg, mirëpo, deri më tani nuk ka konfirmim për një aranzhim të tillë.
Në karrierën e tij, Krasniqi ka pasur një meç për titull bote, por e kishte humbur atë nga Nathan Cleverly.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...