Liverpooli e ka vendosur në krye të listës së dëshirave mesfushorin gjerman Kai Havertz.
Njëri nga talentet më premtues në Gjermani është bërë objektivi kryesor i kampionëve në fuqi të Evropës.
Trajneri Jurgen Klopp e vlerëson shumë talentin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.
20-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në dy edicionet e fundit me Lverkusenin dhe është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.
Klubi gjerman e vlerëson lartë yllin e saj dhe kërkon që nga shitja e tij të fitojë mbi 100 milionë euro.
Liverpooli nuk do ta ketë fare të lehtë afrimin e tij, pasi në garë për Havertz janë edhe shumë skuadra të tjera.
Bayern Munich mbetet ekipi favorit, mirëpo 20-vjeçarin e duan edhe Manchester United, Manchester City, Juventus e Barcelona. /Telegrafi/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore