Kai Havertz është një yll i rilindur tek Arsenali, pas kalimit nga rivali lokal Chelsea.
Shumë tifozë të ‘bluve’ u zemëruan me të mirëpo ai pa kthyer kokën mrapa, rigjeti formën tek Arsenali dhe së fundmi u ftua për Evropian nga Gjermania, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë kalim ai foli për Welt am Sonntag ku theksoi se kalimi tek “topcinjtë’ ka pasur vlerë.
“Lëvizja nga Chelsea në Arsenal ia vlente. Tifozët e Chelseat ishin të zemëruar që unë u largova, tifozët e Arsenalit nuk ishin aq entuziastë sepse fillimi nuk ishte aq i mirë”, tha Havertz.
Tutje ai potencoi se rrethi i tij, trajnerët që i kanë qëndruar afër e kanë bërë të fort.
“Ka forcë kur trajneri, shokët e skuadrës dhe njerëzit nga mjedisi juaj i afërt qëndrojnë pranë jush dhe ju mbështesin”, deklaroi.
Ai gjatë sezonit të parë me Arsenalin luajti 51 ndeshje teksa shënoi 14 gola dhe dhuroi shtatë asistime./Arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren