Sulmuesi i Milanit, Jens Petter Hauge ka zbuluar se sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland i rekomandoi kalimin te “Rossonerët” dhe se Zlatan Ibrahimovic i ka ndihmuar shumë.
Hauge zhvilloi 18 ndeshje në Seria A, duke kontribuar me dy gola, derisa goli i fundit ishte ndaj Sampdorias pas pushimit internacional, transmeton lajmi.net.
“Do të më pëlqente të kontribuoja te skuadra dhe të shënoja gola. Ka ende vend për përmirësime dhe për këtë arsye do vazhdojë të punojë shumë”, tha fillimisht ai.
Norvegjezi që u transferua në verë nga Bodo/Glimt tregoi se Ibrahimovic i ka ndihmuar shumë.
“është i mirë, kalojmë mirë se bashku. Sapo arrita, me tha të kënaqem sepse Milan është skuadër me histori të rëndësishme”.
“Ai me tha të punojë shumë dhe të provojë të përshtatem me grupin”, vazhdoi ai.
Në fund, Hauge zbuloi se ishte Haaland që e këshilloi të transferohej në “San Siro”.
“Kemi biseduar shumë, e njohim mirë njëri-tjetrin. Ishin shumë klube të interesuara në mua. Bisedova me të për Milanin dhe ai ishte që me rekomandoi”.
“Me tha se do ishte vështirë, por do t’ia dilja mirë”, përfundoi ai.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...