Me një fitore të thellë larg shtëpisë, Liverpooli ka vazhduar i pamposhtur këtë sezon në Premierë Ligë.
“Redsat” kanë regjistruar fitore me rezultat të thellë 0 me 4 në takimin si mysafirë në stadiumin Vitality kundër Bournemouthit në kuadër të xhiros së 16-të, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Mohamed Salah ka realizuar hat-trick në këtë takim. Reprezentuesi egjiptian shënoi golin e epërsisë në minutën e 25′, dyfishoi shifrat në minutën e 48′ dhe në formë spekakolare finalizoi hat-trick në minutën e 77′.
Sulmuesi trullosi portierin Asmir Begovic duke e lënë pas dy herë në golin e tretë spektakolar në minutat e fundit të takimit.
Mysafirët përfituan edhe me një autogol mjaftë interesant dhe të bukur të shënuar nga Steve Cook në minutën e 68′ duke fituar kështu 4 me 0 këtë ndeshje.
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri ishte startues dhe luajti deri në minutën e 65′, por nuk arriti të ketë shumë ndikim në lojë ndonëse krijoi disa shanse të bukura për Salahn që nuk u konkretizuan me gol.
Liverpooli tani qëndron përkohësisht në krye të tabelës me 42 pikë, një më pak se Manchester City me një ndeshje më pak, ndërsa Bournemouthi qëndron në pozitën e shtatë me 23 pikë./arbresh.info./
Shikoni të gjitha golat më poshtë:
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?