Mbrojtësja e Zelandës së Re, Meikayla Moore shënoi tre autogola dhe u zëvendësua para përfundimit të pjesës së parë në një humbje të rëndë ndaj Shteteve të Bashkuara në Kupën “She Believes” (Ajo Beson).
Moore, e cila luan për liderët e Champions League, Liverpool, shënoi dy autogola në gjashtë minutat e para. Gjërat u përkeqësuan për Moore kur ajo kaloi një tjetër top në portën e Erin Nayler brenda 45 minutave të fraksionit të parë të ndeshjes.
Ashley Hatch dhe Mallory Pugh shënuan për SHBA në pjesën e dytë dhe e çuan rezultatin në shifrat 5-0.
Hat-triku i autogolave të Moore, i shënuar me këmbën e saj të majtë, këmbën e djathtë dhe një goditje me kokë, erdhi përpara se ajo të zëvendësohej në minutën e 40-të dhe kjo kontribuoi në humbjen e dytë të Zelandës së Re në Kupën “She Belives”.
Ata humbën 1-0 ndaj Islandës të premten, ndërsa SHBA-të barazuan me Çekinë.
“Çdo lojtar që ka luajtur dhe nuk ka rëndësi në çfarë niveli, ka ndeshje të shkëlqyera dhe ndeshje të vështira, dhe “Mouse” (Moore) kishte një ditë të vështirë. Natyrisht, ajo është e trishtuar dhe e zhgënjyer, por ajo është një person dhe lojtare e pabesueshme që i përket këtij ekipi. Ne jemi të gjithë pas saj në këtë moment të vështirë.”, tha trajneria e Zelandës së Re Jitka Klimkova.
Të dyja skuadrat luajnë ndeshjen e tyre të mbetur të mërkurën, me Zelandën e Re që përballet me Republikën Çeke dhe SHBA-të përballë Islandës.
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët