Hasenhuttl: Broja nuk më suprizon më, është fantastik

08:30 | 27 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Southampton u rikthye te fitorja në Premier League pas shtatë ndeshjesh pas fitores 3-2 si mysafir i West Ham United.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja ishte sërish protagonist i golit të avantazhit, 2-1 pasi fitoi një penallti ku i sakt nga pika e bardhë u tregua Ward-Prowse, ndërkohë që Broja ishte i magjishëm edhe në disa episode të tjera.

Në fund të sfidës, trajneri, Ralph Hassenhutl e vlerësoi shumë pozitivisht paraqitjen e Brojës.

“Nuk jam i surprizuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shumë potent dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë”.

“Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje. Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”, deklaroi Hasenuttl./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme