Federata e Futbollit e Kosovës pas çdo xhiroje ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS” për lojtarin më të mirë.
Ky çmim për xhiron e 25-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Malisheva, Hasan Hyseni
Mesfushori i majtë 24-vjeçar në radhët e KF Malisheva realizoi një supergol në fitoren tejet të rëndësishme që skuadra e tij e arriti si mysafire ndaj Drenicës, me shifrat 3:2.
Ai realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutat e fundit të pjesës së parë, me një gjuajtje të fortë nga një distancë e largët, teksa u dallua edhe për kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, ndonëse fusha e lojës ishte e rënduar për shkak të reshjeve. Pas kësaj fitoreje Malisheva e stabilizoi pozitën e saj në elitë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Drenica e Prishtina./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?