Google ADS

Hasan Hyseni, përforcimi i radhës i Prishtinës

22:16 | 15 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Hasan Hyseni është përforcimi i radhës i skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi.

FC Prishtina ka njoftuar këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me futbollistin nga Mitrovica, shkruan Gazeta Express.

Hyseni ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas.

Ai në sezonin e fundit ishte pjesë e Malishevës, ku shënoi shtatë gola në 32 paraqitje.

25-vjeçari është produkt i Trepçës ’89, teksa në karrierën e tij ka luajtur edhe me Drenicën dhe skuadrën prizrenase, A&N.

Pas nënshkrimit të kontratës, Hasan Hyseni për faqen zyrtare të klubit është shprehur:

“Projekti që e ka bërë klubi dhe trajneri Ismet Munishi më kanë shtyrë që të bëhem pjesë e Prishtinës. Sigurisht se është ndjenjë shumë e mirë me qenë pjesë e klubit më të madh kosovar. Synimet personale janë që të paraqitem sa më mirë me ekipin e Prishtinës në mënyrë që t’i arrijmë objektivat e klubit. Tifozëve të Prishtinës mund t’u them se do ta jap maksimumin në arritjen e objektivave dhe ta sjellim titullin në kryeqytet. ‘Plisat’ meritojnë trofe. Do ta bëjmë krenar të gjithë kryeqytetin. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme