Ish sulmuesi i Arsenalit, John Hartson thotë se Granit Xhaka mund të qëndrojë në klub.
Xhakës i është hequr titulli i kapitenit nga Unai Emery pas ofendimit ndaj tifozëve në barazimin 2 me 2 ndaj Crystal Palaces në Emirates muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Ju mund t’i fitoni tifozët duke qenë i përulur, duke qenë profesional dhe duke shfaqur performanca të mrekullueshme”, ka thënë Hartson për Mirror. “Ai është një lojtar i mirë, ai ka qenë duke luajtur për Arsenalin gjatës shumë viteve dhe tani duhet të krijoj një mentalitet të fortë për tu ngritur nga rasti”
“Nganjëherë ju duhet të gjeni një fuqi të brendshme, të ballafaqoheni me atë që keni mirë, mos të qëndroni të zymtë dhe të vazhdoni tutje”
“Po, ai do të ketë një kohë të vështirë me tifozët fillimisht, por ai duhet të vazhdoj kështu dhe të shfaq karakterin që i dha atij shiritin e kapitenit në vend të parë”
“Arsenali nuk është asnjëherë i varur nga një person apo trajner. Klubi do të jetë këtu për qindra vjet, është më i madh se një lojtar”, përfundoi Hartson.
Xhaka nuk do të luaj as në takimin e pasdites së sotme (e shtunë) ndaj Leicester Cityt./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...