Google ADS

Harry Maguire shpallet fajtor për rezistim të arrestimit dhe përpjekjeve të ryshfetit

18:39 | 25 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester United-it, Harry Maguire është shpallur fajtor për sulm të rëndë.

Anglezi është arrestuar në Greqi vikendin e kaluar, ndërsa ka rezistuar arrestimin, kurse është munduar t’i bind policët ta lejojnë të largohet duke ofruar para, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se në stacionin e policisë, njëri nga oficerët i kishte thënë Maguire se ‘karriera jote ka përfunduar’.

Kurse, gjykatësi gjithashtu ka dëgjuar që lojtari iu ka ofruar para oficerëve dhe këto ishin fjalët e tij: ‘A e dini kush jam? Jam kapiteni i Manchester United, jam shumë i pasur, mund t’iu jap para, mund t’iu paguaj, ju lutem na lejoni të largohemi’.

Andaj, ai është shpallur fajtor, derisa mbetet të shihet dënimi i mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme