Harry Maguire raportohet të jetë parë në kampin stërvitës Carrington të Manchester United për të finalizuar testet mjekësore.
“Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord për të paguar 80 milionë funta te Leicester City për transferimin e Maguires, i cili tani duhet të kryes testet mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Një veturë me xhama të zi dhe një logo e kompanisë Triple S Sports & Entertainment është parë duke hyrë në kampin stërvitës Carrington këtë të shtunë.
Grupi menaxhues është i Maguires dhe besohet se qendërmbrojtësi ishte brenda veturës që hyri brenda kampit stërvitës.
Manchester United ka qenë duke kërkuar gjatë gjithë verës nënshkrimin me të dhe më parë iu është refuzuar edhe një ofertë 70 milionëshe për të nga “Dhelprat”./arbresh.info/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit