Google ADS

Harry Kane thyen rekordin e legjendës së Alan Shearer

14:21 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi anglez i Tottenham, Harry Kane, është futur në analet e historisë së futbollit anglez.

Tottenham dhe Southampton janë duke luajtur ndeshjen e xhirosë së 20-të, dhe londinezët janë duke fituar 2 me 0, kur po zhvillohet minuta e 43.

Të dy golat i ka shënuar sulmuesi i rrezikshëm, Harry Kane, shkruan arbresh.info.

Me këtë dopiet ai ka thyer rekordin e sulmuesit legjendar të Anglisë, Alan Shearer, i cili kishte shënuar 36 gola brenda një viti kalenderik.

Tashmë, Kane ka 37 gola dhe gjatë pjesës dytë ai mund ta shtojë numrin e golave. /arbresh.info/

Më poshtë keni golat e shënuar në vitin 2017 muaj për muaj të Harry Kane:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme