Google ADS

Harry kane pritet të rinovojë kontratën me Tottenham

12:11 | 15 Shtator 2021
KRG

Sulmuesi Harry Kane është duke vlerësuar mundësinë për të nënshkruar kontratë të re me Tottenhamin.

Me tre vite të mbetura në kontratën momentale, Kane deri vonë ishte i lidhur me kalimin te Man City.

Sidoqoftë, presidenti i Spurs, Daniel Levy refuzoi të gjitha ofertat e klubit anglez, duke mos e lejuar Kane të largohet.

Tani, Eurosport, raporton se anglezi është i gatshëm të rinovojë kontratën, por nëse ka klauzolë lirimi.

Levy nuk është i interesuar të vendos asnjë klauzolë në marrëveshje, kurse Kane e sheh të arsyeshme ta bëjë këtë kërkesë te skuadra londineze.

Pavarësisht përpjekjeve gjatë verës, tani City është fokusuar te një sulmues tjetër për verën e vitit 2022.

Të ngjashme