Manchester United raportohet se është i gatshëm të bëjë sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane objektivin e tyre kryesor për ta transferuar në verë.
“Djajtë e Kuq” fillimisht regjistruan një interes për Kane vitin e kaluar, por nuk mund të fianconin lëvizjen, e cila ka të ngjatë të kushtojë të paktën 100 milionë funte, për shkak të marrëveshjes së tyre për Jadon Sanchon në atë kohë, sipas The Atheltic.
Raporti shton se Kane ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, por refuzoi ofertën për një marrëveshje të re nga klubi i Londrës veriore në fillim të këtij sezoni.
Nëse Spurs nuk përfiton nga Kane këtë verë, do të jetë shumë e vëshitrë për Daniel Levy të sjellë atë lloj tarife të madhe parash që do të dëshirontë nga 28-vjeçari në të ardhmen.
United duket se ka nevojë urgjente për një golashënues elitar si Kane në skuadrën e tyre, me Cristiano Ronaldon tashmë në një moshë të shtyrë për të bartur mbi supe skuadrën, derisa ai do të mbushë 38 vjet sezonin e ardhshëm.
Edinson Cavani është gjithashtu afër fundit të kontratës së tij në Old Trafford, ndërsa lojtarët si Marcus Rashford dhe Anthony Martial nuk duken qartë si opsione mjfat të mira afatgjata përpara.
Kane, nga ana tjetër, po i afrohet disa rekordeve të mëdha si për klubin ashtu edhe për kombëtaren angleze, pas një sezoni tjetër produktiv./Arbresh.info
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...