Harry Kane është shprehur shumë i lumtur që është iu është bashkuar Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Pas tre golave të shënuar në fitoren e Tottenham Hotspur ndaj Southampton 5:2, Kane do ta përfundojë vitin 2017 me 52 gola të shënuar për klubin dhe përfaqësuesen.
Kjo e bën atë lojtarin e parë përtej Ronaldos dhe Messit që e fiton titullin e golashënuesit më të mirë europian që nga viti 2009, njofton Klan Kosova.
“Jam shumë krenar. Messi dhe Ronaldo e kanë dominuar futbollin për një kohë të gjatë, ata janë dy nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave”.
“Vetëm të qenit i krahasuar me ata dy, për çfarëdolloj statistike, është ndjenjë e mrekullueshme”.
Kane e ka thyer rekordin 22 vjeçar të Alan Shearer për më së shumti gola të shënuar në Premier League në vitin kalendarik, ndërsa është bërë lojtari i parë që i ka shënuar gjashtë het-trikë në një vit.
https://www.youtube.com/watch?v=rqJdJAjXyd0
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...