Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane e pranon se nuk mund të pres më gjatë për të fituar trofe.
Jose Mourinho zëvendësoi Mauricio Pochettinon këtë javë dhe kapiteni i Anglisë e pranon se “kjo do të jetë një shtytje” për skuadrën e tij në kërkim të trofeut të parë që nga viti 2008, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për trajnerin e ri në BT Sport, Kane tha:
“Ai ka fituar në çdo klub që ka qenë. Unë jam në atë fazë të karrierës që dua të fitoj”
“Trajneri që vjen tani, i cili ka qenë këtu dhe e ka bërë këtë, do të na jap një shtytje dhe madje edhe më shumë besim dhe padyshim ky është qëllimi jonë këtë vit”
“Kurdo që një trajner i ri vjen, të gjithë duan ta impresionojnë dhe të gjithë kanë shumë energji”
“Ai e bëri të qartë këtë që nga dita kur erdhi, ai është një trajner i sinqertë, i pëlqen të fitoj, i gjithë fokusi i tij është në ndeshjen e së shtunës”, përfundoi Kane./arbresh.info/
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media