Google ADS

“Harry Kane i rëndësishëm si Ronaldo”

20:49 | 1 Nëntor 2017
Arbresh Info

Sipas Rio Ferdinand, Harry Kane i ka rritur shpresat Tottenhamit për të fituar kundër Real Madridit.

Legjenda e Manchester United duke folur për ‘BT Sport’ është pyetur nëse “Spursët” tani kanë një shans më të mirë për fitore pasi Kane u emërua në formacionin startues për ndeshjen e sotme dhe përgjigjja e tij ishte interesante, transmeton portali arbresh.info.

“Po, sepse Harry Kane e meriton atë”, tha fillimisht Ferdinand.

“Mendoj se ai është ylli i skuadrës së tij, ai është lojtari kryesor. Çdo gol, çdo fitore është duke kaluar përmes Harry Kanes”

“Ky djalosh do të thotë shumë për skuadrën e Tottenhamit dhe mendoj se kur emri i tij është në pjesën e lojtarëve startues, kjo padyshim i jep një shtytje të gjithë skuadrës në dhomën e zhveshjes”

Kane dëshiron të vërtetoj se është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe “Spursët” kanë nevojë të shfaqin se ata janë me të vërtetë një skuadër që duhet të merret me seriozitet si njëra nga më të mirat në Evropë./arbresh.info/

Të ngjashme