Bayern Munich ka arritur të shënoj fitore sonte ndaj Wolfsburgut me rezultat 2-1, në udhëtim, në kuadër të Bundesligës.
Golat për bavarezët i shënuan Musiala dhe Kane, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi anglez Harry Kane arriti të shënoj gol në minutën e 43-të të ndeshjes.
Për ‘bomberin’ anglez ky ishte goli i 21-të në Bundesligë pas 15 ndeshjeve të luajtura.
Shifra të çmendura për një lojtar.
Kane këtë sezon do të mundohet të thyej rekordin e lojtarit që ka shënuar më së shumti gola në një sezon.
Rekordin e mban Robert Lewandowski me 41 gola.
Kane është në rrugë të mirë për të thyer këtë rekord dhe do të mbetet të shihet deri në fund nëse do të arrij të kaloj polakun në këtë aspekt./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...