Google ADS

Harry Kane dëshira e Real Madridit

17:27 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas triumfit të tretë në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit, Real Madrid po fillon një revolucion të madh.

Gjithçka filloi me largimin e papritur të trajnerit Zinedine Zidane, ndërsa pak ditë më vonë, ‘Los Blancos’ u tronditën edhe me largimin e Cristiano Ronaldos, lojtarit më meritor për sukseset në vitet e fundit.

Real Madrid vendosi që vendin e Zidanes t’ia besoi Julen Lopetegui, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim të zëvendësuesit të Cristiano Ronaldos.

Në Spanjë janë të sigurt se ëndrra e madhe e Real Madrid, është sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Në rast dështimi me Harry Kane, Real Madrid ka si alternativë Robert Lewandowskin e Bayern Munich, i cili po ashtu po kërkohet nga Chelsea.

Problemi te sulmuesi polak qëndron se Bayern Munich nuk po pranon assesi largimin e tij nga ‘Allianz Arena’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme