“Harry Kane afër nivelit të Messit dhe Ronaldos”

15:55 | 27 Shtator 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është afër nivelit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, sipas ish mbrojtësit Rio Ferdinand.

Kane ishte në formë të shkëlqyer mbrëmjen e së martës duke realizuar hat-trick në fitoren 3 me 0 ndaj Apoel Nicosias, transmeton portali arbresh.info.

“Këto lloj statistika janë të lartë si në nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos”, tha Rio Ferdinand kur iu kërkua të komentoj rekordin e sulmuesit prej gjashtë hat-trick’ve te Tottenhami.

Rio Ferdinand ka lavdëruar sulmuesin Harry Kane gjatë analizave në BT Sport
Rio Ferdinand ka lavdëruar sulmuesin Harry Kane gjatë analizave në BT Sport

“Ai është me shpejtësi duke i lënë njerëzit të kuptojnë se është këtu për të qëndruar. Disa sezone më parë të gjithë kërkonin se ai mund të përsëris dy sezonet e tij të para duke shënuar mbi 20 gola”

“Ai është duke shënuar të gjitha llojet e golave”

Ish mbrojtësi i Përfaqësues së Anglisë ka thënë gjithashtu se Harry Kane do të ishte i tmerrshëm për një mbrojtës./arbresh.info/

Të ngjashme