Lojtarët me eksperiencë si Cristiano Ronaldo, Ricardo Quaresma dhe Nani do të pushojnë në ndeshjet miqësore të Portugalisë këtë muaj.
Cristiano Ronaldo është lënë jashtë skuadrës së Portugalisë për ndeshjet miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Real Madridit, i cili ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në La Liga, është harruar nga trajneri Fernando Santos së bashku me futbollistët e tjerë me eksperiencë si Ricardo Quaresma dhe Nani.
“Ne kemi një grup të lojtarëve që i kemi thirrur për t’i analizuar”, ka thënë Santos në konferencën për shtyp të së premtes.
Skuadra e plotë e Portugalisë:
Beto (Goztepe), Anthony Lopes (Lyon), Jose Sa (Porto); Nelson Semedo (Barcelona), Kevin Rodrigues (Real Sociedad), Pepe (Besiktas), Luis Neto (Fenerbahce), Ricardo Ferreira (Braga), Edgar Ie (Lille), Ricardo Pereira (Braga), Joao Cancelo (Inter); Danilo (Porto), Ruben Neves (Wolves), Joao Mario (Inter), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moscow), Bruno Fernandes (Sporting CP), Bernardo Silva (Manchester City); Marcos Lopes (Monaco), Gelson Martins (Sporting CP), Bruma (RB Leipzig), Goncalo Guedes (Valencia), Andre Silva (AC Milan), Eder (Lille)
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...