Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Florent Hadergjonaj, ka arritur të zë vend në formacionin tituallar të Huddersfield.
Huddersfield në dy ndeshjet e fundit në udhëtim ka marrë katër pikë, duke triumfuar 1-4 te Watfordi dhe duke ndalur Southamptonin në barazim 1-1.
Djaloshi nga Kosova ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës dhe kjo e ka bërë të lumtur atë.
Ai për revistën ‘Thesportsman’, Florenti ka folur për aventurën e tij në kampionatin anglez.
“
Jam shumë i lumtur që kam luajtur rregullisht në këto ndeshjet e fundit, sepse është një rast i madh për mua”.
“Transferimi im ishte i vonshëm dhe e dija se më duhej kohë, por shokët e ekipit më ndihmuan të përshtatesha shumë shpejt. Tani jam i lumtur që jam adaptuar kaq shpejt edhe pse në fillim nuk ishte aq e lehtë”, thotë Hadergjonaj.
22-vjeçari thotë se për të është një gjë e madhe që luan në kampionatin anglez dhe një ëndërr e bërë realitet.
“Unë jam ende i ri. Të luash në Ligën Premier është një gjë e madhe, jo vetëm për mua, por për tërë qytetin”.
“Është një ëndërr dhe ne të gjithë po e shijojmë duke luajtur në Ligën Premier. Kemi rezultate të mira”, ka përfunduar Hadergjonaj.
Huddersfield renditet në pozitën e 11 në tabelë me 22 pikë të grumbulluara. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...