Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj UEFA-së pas publikimit të prezantimit të ”EURO2024″, ku mes tjerash paraqitet një hartë në të cilën mungon Kosova, e cila është shfaqur si pjesë e Serbisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm dhe diskriminues këtë veprim.
“UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme”, ka shkruar Haradinaj. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...